×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Përleshje me armë zjarri në Laç, një i vdekur dhe dy të plagosur

    Reporteri
    28 Prill 2019 | 21:32

    Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Laçit.


    Mësohet se një prej personave të përfshirë në këtë konflikt ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur, raporton shqiptarja.com.

    Sipas informacioneve paraprake viktima është Kelvin Jushi, 35 vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur kushëriri i tij Gent Jushi.

    Dy të plagosurit janë sjellë në kryeqytet, në një spital privat.

    Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!