×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Përmbytjet në Shkodër, varkat janë kthyer në mjet të domosdoshëm për banorët

    Reporteri
    25 Janar 2021 | 16:58

    Në fshatin Obot të Shkodrës, varkat janë kthyer në një mjet zakonshëm dhe të domosdoshëm në këto ditë përmbytjesh.


    Administratori Arben Ceni shprehet se situata është tejet problematike pasi rezervat ushqimorë për gjënë e gjallë kanë përfunduar.

    “Kemi 17 ditë që jemi nën pushtetin e ujit. Faktikisht kemi shumë probleme, sidomos me furnizimin për bazën ushqimore për bagëtitë, e cila është një problem shumë i madh. Kemi prezencë të ujit në disa vende, ku lartësia shkon nga 2-2.5 metra”, tha ai.

    Shtabi i Emergjencave ka vendosur një kamion të ushtrisë në dispozicion të banorëve, i cili kryen rolin e urbanit.

    Aktualisht në kaskadën mbi lumin Drin raportohen 1560 metër kub prurje ndërsa nga hidrocentrali i Vaut të Dejës nga turbinat dhe nga shkarkimet po lëshohen rreth 700 metër kub ujë.

    Sipas drejtuesve te KESH situata po mbahet nën kontroll dhe për momentin nuk shfaq probleme pasi kuotat në të 3 hidrocentralet janë larg pikës kritike./euronews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!