×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Përplasen dy makina në Durrës, vdes një person

    Reporteri
    24 Korrik 2021 | 12:01

    Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar ditën e sotme rreth orës 10:00 në Hamallaj të Durrësit.


    Policia njofton se viktima është identifikuar me inicialet E. H., e cila ishte pasagjere në mjet. Makina që drejtohej nga G. H., 67 vjeç është përplasur me një tjetër mjet.

    Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!