×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Përplasje dhe në Berat, publikohen pamjet

    Reporteri
    19 Qershor 2019 | 14:24

    Tensione ditën e sotme janë shënuar edhe në Berat mes policisë dhe përfaqësuesve të opozitës, të cilët u përpoqëm të thyejnë kordonin e policisë për të hyrë brenda ambienteve të KZAZ Nr.64 që ndodhet brenda ambienteve të Pallatit të Kulturës në Berat.


    Në krye të protestuesve ishte i dërguari i kryesisë së PD-së për Qarkun e Beratit, Eno Bozdo. Dhjetëra simpatizantë të PD-së tentuan të hyjnë me dhunë brenda ambienteve të KZAZ-së Berat por kanë hasur qëndresën e forcave të policisë dhe FNSH-së,që kanë rrethuar KZAZ Nr 64 dhe nuk lejuan hyrjen brenda saj. Pas një ore qëndresë militantët e PD-së dhe LSI-së u larguan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!