×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pickohet nga grerëza në sallën e bagëtive, 37 vjeçarja shtrohet në spital

    Reporteri
    24 Qershor 2019 | 20:13

    Një grua nga fshatrat e Belshit është pickuar nga grerëza dhe ka përfunduar në urgjencën e spitalit të Elbasanit.


    37 vjeçarja me inicialet E.H dhe banim në fshatin Rrasë u shtrua në urgjencën spitalore pas komplikacioneve që kishte nga pickimi i grerëzës.

    Sulmi nga grerëza ka ndodhur, kur ajo ishte në kasollen e bagëtive. Gruaja duket se ka ngacmuar padashje një fole grerëzash, të cilat e kanë sulmuar.

    Ajo fillimisht është përpjekur, që të largojë thumbin, por gjendja e saj është përkeqësuar.

    Burime familjare bëjnë me dije se 37 vjeçarja rreth 10-15 minuta pas pickimit ka pasur marrje mendësh, kruarje, djersitje e madje dhe humbje të ekuilibrit dhe memories.

    Në spital ajo i është nënshtruar mjekimit kundra helmeve të insekteve dhe me antihistaminikë.

    Sipas mjekëve në raste të veçanta pickimi nga insektet shoqërohet me alergji të forta të organizmit dhe pacientët mund të humbin edhe jetën nëse nuk i nënshtrohen mjekimit.

    Në rastin konkret pacientja duket se ka alergji nga pickimet dhe nëse nuk do ishte paraqitur në spital mund të rrezikonte jetën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!