×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Plagosja e dyfishtë: Pas aksidentit të rinjtë u futën në lokal të shikonin kamerat, por nxorrën armët

    Reporteri
    24 Korrik 2021 | 22:46

    Sherri që la pas dy persona të plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ka ardhur fill pas një aksidenti automobilistik. Mësohet se fillimisht të rinjtë kanë përplasur mjetet e tyre dhe kanë nisur të konfliktoheshin verbalisht për përgjegjësinë e atij aksidenti.


    Persona që ndodheshin në makina, mes tyre dhe të plagosurit Altin Gjoka 32 vjeç dhe Jetmir Marashi 28 vjeç janë futur pranë një lokali aty pranë që kishte kamera sigurie dhe mund të kishte regjistruar ngjarjen. Ata kanë kërkuar të shohin pamjet, por për arsye që nuk dihen, ka ‘krisur’ arma.

    Për pasojë Gjoka dhe Marashi kanë mbetur të plagosur. Ata janë dërguar në spital, ndërsa mësohet se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Autori është identifikuar nga autoritetet dhe është shpallur në kërkim, por emri i tij nuk bëhet ende me dije.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!