×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Plagosja e policit në Berat, arrestohen tre vëllezër, në kërkim një tjetër

    Reporteri
    15 Prill 2021 | 10:29

    Janë arrestuar tre vëllezërit, të cilët pas sherrit të ndodhur mbrëmjen e kaluar në një lokal, plagosën me armë një efektiv policie.


    Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit G.M., 38 vjeç, M.M., 42 vjeç, dhe A.M., 40 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim vëllai i tyre, shtetasi A.M. Katër vëllezërit janë kofliktuar ditën e djeshme me çiftin e bashkëshortëve A.M dhe O.M.

    Në momentin që efektivët kanë ndërhyrë, vëllezërit kanë dhunuar, goditur dhe kanë tentuar ti marrin armën e shërbimit njërit prej punonjësve të policisë dhe gjatë konfrontimit fizik dyshohet se arma ka kryer qitje të pavullnetshme duke plagosur në këmbë punonjësin e policisë J.Xh.

    “Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

    G.M., 38 vjeç, M.M., 42 vjeç dhe A.M., 40 vjeç si dhe u shpall në kërkim vëllai i tyre shtetasi A.M.

    Këta shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta i kanë shkaktuar dëmtime të lehta shtetasit A.M dhe bashkëshortes së tij shtetases O.M.

    Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, vëllezërit kanë dhunuar, goditur dhe kanë tentuar ti marrin armën e shërbimit njërit prej punonjësve të policisë dhe gjatë konfrontimit fizik dyshohet se arma ka kryer qitje të pavullnetshme ku është plagosur në këmbë punonjësi i policisë J.Xh, i cili pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat u transportua për në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, njofton policia.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!