×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Po kthehej nga dyqani, vajza u përplas për vdekje para shtëpisë, shoferi: S’e pashë

    Reporteri
    17 Janar 2021 | 14:50

    Një 10-vjeçare humbi sot jetën tragjikisht në Tiranë, pasi u përplas nga një makinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, në rrugën “Njazi Meka”.


    Policia njoftoi se mjeti me drejtues Alban Guri, aksidentoi këmbësoren e mitur me iniciale A.P., 10 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë në spital.

    Paraprakisht dyshohet se e mitura i ka dalë para automjetit. 10-vjeçarja është aksidentuar para banesës së saj. Gazetarja Glidona Daci raporton se e mitura ka dalë nga shtëpia për të shkuar në dyqan për të blerë bashkë me një fëmijë tjetër. Në momentin e aksidentit vajza ishte duke pritur fëmijën tjetër.

    Ndërkohë, familja e së miturës jeton me qira në këtë banesë dhe kishin vetëm katër ditë që kishin ardhur për të jetuar në këtë zonë.

    Ata ishin katër fëmijë dhe jetonin me babain e tyre, pasi prindërit ishin të divorcuar. Nga pamjet e siguruara shihet se ngjarja ka ndodhur në një rrugë të ngushtë, ku vihet re edhe mungesa e trotuarit.

    Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendngjarja dhe më pas është kapur. Pasi u shoqërua në Komisariat ai ka thënë se nuk e ka parë vajzën, sepse nuk kishte fushëpamje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!