×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Po transportonin 5 emigrantë, arrestohen në Gjirokastër dy të rinjtë nga Divjaka

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 10:07

    Policia e Gjirokastrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e Frontex, ka vënë në pranga dy shtetas, të cilët ishin duke transportuar emigrantë të paligjshëm.


    Gjatë operacionit është sekuestruar 1 automjet dhe 2 aparate celulare.

    Në pranga kanë përfunduar shtetasit L. N., 28 vjeç dhe Th. S., 22 vjeç, banues në Divjakë.

    “Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se përgjatë aksit rrugor Kakavijë-Gjirokastër, do të transportoheshin emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve L. N. dhe Th. S, të cilët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të fshatit Grapsh, u kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Mercedes-Benz“, njofton policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!