×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Po udhëtonin me motor, çifti në Lezhë përplaset nga një makinë

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 16:08

    Dy persona, burrë dhe grua janë aksidentuar në Lezhë, pasi motori me të cilin po udhëtonin është përplasur nga një makinë.


    Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:45 minuta në kryqëzimin e Gjadrit. Report Tv siguron pamjet nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur aksidenti, ndërsa ambulanca ka transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën çiftin që mbeti i plagosur, raporton shqiptarja.com.

    Policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet, ndërsa është marrë në pyetje drejtuesi i makinës që përplasi motorin. Në Shqipëri regjistrohen thuajse cdo ditë aksidente me pasoja dhe bilanci është i frikshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!