×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Po udhëtonte me motoçikletën e tij, 65-vjeçari goditet për vdekje nga një i ri shqiptar

    Reporteri
    12 Gusht 2019 | 17:00

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë pasdite në afërsi të fshatit Levan, ku një 65 vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti.


    Shtetasi i identifikuar nga policia me inicialet D.N po udhëtonte me motoçikletë në momentin kur është përplasur nga një makinë e cila drejtohej nga një djalë në moshë të re, i identifikuar nga autoritetet me inicialet G.S, 24 vjeçar dhe banues në Tiranë.

    Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Ndërkohë 24 vjeçari është dërguar në komisariat për shpjegime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!