×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Policia dënon 706 qytetarët për mos mbajtje të maskave

    Reporteri
    28 Tetor 2020 | 15:39

    Rekord gjobash janë vendosur për thyerjen e mbajtjes së detyrueshme të maskës në 24 orët e fundit.


    Sipas Policisë, në 24 orët e fundit janë gjobitur 706 qytetarë me masën administrative 3000 lekë, pasi janë konstatuar pa maska.

    Gjithashtu mësohet se “gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.”

    Policia i ka bërë thirrje qytetarëve për respetimin e masës, teksa vijon se duhet të respektohet me rigorozitet vetëkarantinimi i detyrueshëm nga ata qytetarë që janë të prekur me COVID-19, pronarët e lokaleve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!