×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Fiken dritat e rrugës kryesore, policia hedh gaz lotsjellës para parlamentit

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 20:08

    Dritat e rrugës pranë parlamentit janë fikur, pas tentativës së protestuesve për të sulmuar godinën e Parlamentit. Ndërsa pas hedhjes së gazit lotsjellës lideri demokrat Lulzim Basha është parë me sytë e përlotur nga efekti i gazit, ndërsa mban para fytyrës një shami.


    Pas disa minutash turma e protestuesve ka mbërritur para godinës së parlamentit, ku hedhin fishekzjarre e kapsolle drejt policisë dhe përsërisin thirrjet “Rama Ik”.

    Minuta më vonë pas  disa tentativash për të çarë rrethimin e policisë, kjo e fundit ka reaguar duke hedhur gaz lotsjellës ndaj turmës, çka solli shpërndarjen e tyre në rrugët përreth parlamentit.

    Protesta e opozitës vijon që prej orës 18:00, kur nisi në bulevard, para godinës së kryeministrisë. Pas më tepër se një ore atje, turma erdhi drejt parlamentit, ku përqendrimi policor është më i ulët në numër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!