×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Policia italiane i gjeti shqiptarit 3.5 kg kokainë të fshehur në dollap

    Reporteri
    22 Gusht 2019 | 22:38
    Operazione antidroga della Polizia a Piacenza

    Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Piacenza te Italisë me akuzën e trafikut të kokainës.


    Në banesën e tij janë gjetur 3.5 kg kokainë e cila mund të përgatiste 5 kg doza droge me vlerë 250 mijë euro.

    Shqiptari identifikuar Elton Barameto konsiderohet një nga korrierët me të mëdhenj të trafikut të drogës në rajonin e Lombardisë. Ai furnizonin të gjithë korrierët e vegjël të drogës.

    Shqiptarit iu sekuestruan dhe 30 mijë euro cash e në automjetin e tij tip Golf u gjet një vend i fshehtë i modifikuar enkas për fshehjen e drogës.

    Kokaina e sekuestruar ishte konfeksionuar në 6 pako të fshehur në një dollap në banesën e tij në Piacenza.

    Hetimet kanë zbardhur se korrieri shqiptar i drogës furnizonin tregjet e shitjes në Piacenza, Lodi, Cremona e Mantova.

    Autoritetet policore informojnë se shqiptari ndodhet në burgun e Novates në dispozicion të autoriteteve policore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!