×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Policia lëshon dronët kundër kanabisit, 100 policë në terren, arrestohet i riu në Fier

    Reporteri
    04 Qershor 2020 | 9:23

    Një 27-vjeçar në Cakran të Fierit është arrestuar nga policia për kultivim kanabisi. Policia ka vënë në pranga shtetasin F. M., pasi në oborrin e banesës së tij janë evidentuar 30 fidanë në kubikë në tentativë për t’i kultivuar në tokë.


    Policia e Shtetit po përdor dronët për monitorimin e zonave të thella e pyjore.Gjatë kontrollit të territorit janë angazhuar mbi 100 punonjës policie dhe disa dronë.

    Agjentët e Antidrogës dhe shërbime të tjera policore kontrolluan zonën e Pishporos për disa orë, nga toka dhe me dronë inteligjentë dhe nuk u gjet asnjë bimë e kultivuar.

    Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë duke kontrolluar çdo cep të territorit dhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!