×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Politikani nga Shqipëria thotë se Haradinaj duhet të bëhet president i Kosovës

    Reporteri
    13 Gusht 2020 | 13:41

    Ish-deputeti shqiptar, Koço Kokëdhima përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, i ka dhënë mbështetjen e tij ish-kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajt për t’i hyrë garës për president.


    Politikani shqiptar, ka thënë ndër të tjera se populli i Kosovës meriton një qeveri të ligjshme dhe një president patriot përballë sfidave të zhvillimit ekonomik dhe nevojës së konsolidimit të shtetit.

    Ky është postimi i plotë:

    E përkrah ambicien e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për të garuar për president të Republikës së Kosovës. Ai ka luftuar dhe familja e tij ka derdhur gjak si rrallëkush tjetër për lirinë e Kosovës. Ramushi në krye të shtetit do të jetë garanci kundër politikanëve antishqiptarë që mbështesin ndarjen e vendit dhe ndryshimin e kufijve.
    Por Kosova duhet të zgjidhë njëherësh edhe krizën qeverisëse. Pas puçit kundër VV-së, në pushtet është një kabinet qeveritar pa mandat popullor, pjellë e kulisave dhe asnjë arnim nuk do ta përmirësonte atë. Populli i Kosovës meriton një qeveri të ligjshme dhe një president patriot përballë sfidave të zhvillimit ekonomik dhe nevojës së konsolidimit të shtetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!