×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Premtimi i Yuri Kim: Gjykatat e pastra do sjellin më shumë investime për shqiptarët

    Reporteri
    08 Shtator 2021 | 15:39

    Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka komentuar indeksion e Dhomës Amerikane të Tregtisë për vitin 2020 që shënoi nivelin më të ulët të besimit të bizneseve amerikane te ekonomia shqiptare që nga 2012.


    Kim thotë se ekziston një lidhje e drejtpërdrejë midis sundimit të ligjit dhe biznesit.

    Sipas saj, rregullat e qarta dhe gjykatat e pastra do të tërheqin më shumë investime amerikane e do i japin më shumë shqiptarëve prosperitet.

    STATUSI NGA AMBASADORJA E SHBA

    Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis sundimit të ligjit dhe biznesit. Rregullat e qarta (përfshirë zgjidhjen përfundimtare të të drejtave të pronësisë), gjykatat e pastra dhe ndjekja e vazhdueshme e korrupsionit do të tërheqin më shumë investime amerikane dhe do t’i japin më shumë shqiptarëve një shtyrje të drejtë drejt prosperitetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!