×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Presidenti Meta kthen ligjin për vettingun në polici

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 14:36

    Presidenti Ilir Meta, këtë të martë ka kthyer për shqyrtim ligjin që kërkon pezullimin e përkohshëm të vettingut në Policinë e Shteti me qëllim që fillimisht në sitë të kalojnë drejtuesit e SHÇBA e më pas të vlerësohen gradat më të ulëta.


    Sipas Kreut të Shtetit ky ligj ka qëllime politike që synojnë të zgjasin për një kohë tepër të gjatë procesin e vettingut dhe të intimidojnë efektivët e policisë.

    Sipas Metës ndryshime kaq të shpeshta të ligjeve tregojnë gabime, ose ndryshime që bëhen për çështje politike.

    Arsyet për kthimin e ligjit:

    Para së gjithash, është me shumë rëndësi të evidentohet se ligji bazë nr. 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, i miratuar në datë 05.03.2018, është shpallur nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 10747, datë 20.3.2018,por vetëm pak kohë pas hyrjes në fuqi, ky ligj është ndryshuar dy herë (në vitin 2019-2020), ndërkohë që tani ndryshon për të tretën herë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!