×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Profili i xhihadistit shqiptar që kishte lidhje të forta me ISIS-in në Itali

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 13:39
    Gazeta prestigjoze italiane “Corriere della Sera” i ka kushtuar një artikull të gjatë Bledar Ibrahimit, 28 vjeçarit shqiptar i cili u kap ditën e djeshme në Elbasan dhe që madje solli dhe reagimin e Ministrit të Brendshëm Salvini.


    Corriere shkruan se në moshën 20 vjeçare, Bledar Ibrahimi njihet përmes internetit me fundamentalizmin islamik dhe që në atë kohë fillon të shkruajë e thotë se e mohon vendin e tij. Artikulli sqaron se Ibrahimi përkrah fuqimisht kauzën e ISIS, teksa në vitin 2016 ai dëbohet nga Italia nën akuzën e përkrahjes së propagandës së terroristëve të Kalifatit.

    Corriere della Sera më tutje shpjegon sesi i riu e kishte nisur rrugëtimin e tij drejt Egjipit, ku dhe kishte studiuar bazat e fesë muslimane.

    “Profesori kishte nisur karrierën e studimeve fetare të certifikuara në Egjipt për t‘u bërë një imam radikal. Ishte transferuar në Kajro për të studiuar në një Universitet arab e për të mësuar bazat e fesë myslimane në një shkollë Kurani. Në të njëjtën periudhë në Egjipt ka jetuar dhe motra e tij, Rexhina 20 vjeç e bashkëshorti i saj italian nga Lombardia i konvertuar në mysliman me emrin Icaro Bilal Masseroli. Motra dhe burri i motrës së Bledar Ibrahimit janë dëbuar nga Egjipti të akuzuar për fondamentalizëm. Në fund të muajit shkurt të 2016 Bledar Ibrahimi rikthehet nga Egjipti në Itali duke kaluar përmes Frankfurtit ku qëndron dy ditë e më pas udhëton për 8 orë me autobus drejt Milanos. I sapo kthyer në vendin e rezidencës së tij në komunën Pozzo D’Adda, Bledar Ibrahimi ka kërkuar një kartë të re identiteti dhe pse ajo që zotëronte nuk i kishte skaduar ende. Në kartën e vjetër të identitetit Bledar Ibrahimi shfaqet me mjekër të gjatë ndërsa në momentin që ka kërkuar një kartë të re identitet është prezantuar pa mjekër”,- shkruan Corriere.

    Media italiane rradhit gjithashtu dhe kontaktet e fuqishme që kishte mundur të krijonte i riu. Ai kishte njohje “lady jihad” italiane, shtetasen Giulia Maria Sergio (e martuar me shqiptarin Ald Kubozi) por edhe me personin që shkroi për herë të parë në italisht dokumentin e parë të ISIS.

    Ibrahimi kishte lidhur miqësi me një pjesë të mirë të mbështetësve të ISIS në Lombardi si me Giulia Maria Sergio, me pakistanezin e sapo dëbuar nga Italia për terrorizëm, Aftab Farooq , me shqiptarin Idriz Elvis Elezi, me torinezin Halili El Mahdi, autori i dokumentit të parë të ISIS në gjuhën italiane. Ai po ashtu kishte krijuar lidhje me të afërmit e luftëtarit të ISIS nga provincia e Vareses, Oussama Khachia”-shkruan Corriere.

    Dëbimi në 2016 e detyroi të riun që të vinte në Shqipëri për të jetuar në Elbasan me gjyshërit. Sipas Corriere della Sera, ekstradimi i tij u kërkua pasi autoritetet italiane kanë rindërtuar të gjithë strukturën e celulës xhihadiste në Lombari, duke vënë në dukje dhe rolin vendimtar të Ibrahimit në këtë mes.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!