×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Prokuroria u kërkon bankave shifrën zyrtare që u grabit, sekuestrohen 10 gëzhoja në Rinas

    Reporteri
    18 Prill 2019 | 16:28

    Në kuadër të hetimeve për grabitjen e Rinasit, Krimet e Rënda u kërkojnë tre bankave të nivelit të dyte shifrën zyrtare të parave që kishin destinuar për ti dërguar jashtë vendit më 9 prill.


    Paratë u grabiten në Rinas nga 5 të dyshuar mes tyre dhe Admir Murtaj, i cili mbeti i vrarë. Fillimisht shifra e pretenduar ishte 10 milionë euro të vendosura në 7 thasë, 5 me kartëmonedha dhe 2 me monedha metalike, shkruan shqiptarja.com.

    Ndërsa nga raporti për ngjarjen është shënuar 5.7 milionë euro. Kërkesa e krimeve drejtuar bankave dhe kompanive të transportit të vlerave monetare.

    Ndërsa në vendngjarje, 2 km larg Rinasit ku u realizua shkëmbimi i zjarrit janë sekuestruar 10 gëzhoja armë kallashnikov të cilat po ekzaminohen nga policia sëbashku me automatikun e Admir Murataj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!