×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pronari i hotelit në Shën Gjin arrestohet për vjedhje rryme

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 9:37

    Policia e Shteti ka arrestuar katër punonjës të distribucionit të energjisë dhe një pronarë hoteli në Shën Gjin me dyshimin se keqpërdorën energjinë elektrike.


    Sipas njoftimit të policisë operacioni ku janë përdorur masa të fshehura dhe tekina të veçanta të hetimit ka rezultuar me arrestimin e pesë shtetasve.

    – A. Sh., 34 vjeç, banues në Tiranë, me funksion specialist leximi pranë Drejtorisë Qendrore të OSHEE Tiranë

    – B. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë, me funksion specialist leximi pranë Drejtorisë Qendrore të OSHEE Tiranë

    – J. D., 27 vjeç, banues në Tiranë, me funksion specialist leximi pranë Drejtorisë Qendrore të OSHEE Tiranë

    – G. M., 31 vjeç, banues në Lezhë, me funksion specialist leximi pranë Njësisë Lezhë të Drejtorisë Rajonale të OSHEE Shkodër.

    Gjithashtu, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve elektrike” ndaj shtetasit M. N., 64 vjeç, banues në Lezhë, pronar i një subjekti privat, Hotel në Shëngjin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!