×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Protesta në Tiranë, Ambasada e SHBA-së u bënë thirrje për kujdes qytetarëve

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 23:41

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të shmangin grumbullimet dhe turmat e njerëzve gjatë protestës që do të zhvillojnë partitë opozitare më datën 13 prill.


    Ambasada i ka porositur qytetarët amerikanë të evitojnë zonën rreth Kryeministrisë në orën 18:00, ku pritet që të mbahet edhe tubimi i opozitës.

    Ajo ndër të tjera ka njoftuar se pikat e mundshme të grumbullimit të protestuesve në Tiranë janë: Godina e Kryeministrisë, godina e Parlamentit, godina të tjera qeveritare.

    “Një demonstratë pritet të zhvillohet pranë godinës së Kryeministrisë më 13 prill, 2019, duke nisur nga ora 18:00. Grupi synon të protestojë kundër qeverisë shqiptare. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës gjatë protestave të fundit”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë, transmeton kp.

    Personeli i Ambasadës amerikane dhe familjarët e tyre janë udhëzuar që të shmangin të gjitha pikat e mundshme të grumbullimit, ku zhvillohen apo pritet të zhvillohen demonstratat. Gjithashtu ata kanë bërë thirrje që të shmangin grumbullimet e mëdha.

    Kjo nuk është hera e parë që në protestat e opozitës, Ambasada amerikane u kërkon shtetasve të saj të qëndrojnë larg vendtubimeve. Kjo për shkak të akteve të dhunës që jo në pak raste kanë karakterizuar protestat e opozitës së bashkuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!