×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Protestojnë të rinjtë për mbetjet e rrezikshme nga Italia: Vlora është perlë, jo plehrë

    Reporteri
    22 Shkurt 2020 | 21:52

    Një grup të rinjsh dhe studentësh në Vlorë janë ngritur në protestë ditën e sotme pasi dy ditë më parë u zbuluan mbetjet e rrezikshme në një traget të linjës.


    Grupi i studentëve janë ankuar për mbetjet e rrezikshme të cilat vinin nga Italia dhe do të depozitoheshin në Shqipëri duke thënë se Vlora është perlë turizmi dhe jo plehrë.

    “Çdo lajm tjetër, si çdo skandal tjetër i Rilindjes, duhet hetuar ky veprim anti- shqiptar dhe anti- njerëzor. Ju lutem të jemi të përgjegjshëm, mos e kalojmë këtë gjë. Nëse qytetarët do e dinin se çfarë po ndodh, nuk do të rrinin në shtëpi brenda. Ju lutem të gjithë qytetarëve që të protestojnë.”- shprehet një e re në Vlorë.

    Sipas analizave laboratorike mbetjet dolën mos kishin elementë radioaktivë ndërkaq Policia ka arrestuar prej kapjes së mbetjeve në tragetin ”St Damian” 6 persona, ndër të cilët Zamir Kormuzi, pronari i firmës së grumbullimit të mbetjeve, Elisabeta Çuni administratore e firmës së mbetjeve, Arbër Çuni, shofer i furgonit, Kujtim Xhafellari, Zv. kapiten i tragetit, Festim Tafa, kapiten i tragetit dhe 48-vjeçari me iniciale A.G.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!