×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Protestuesit i vënë zjarrin makinës para parlamentit, nuk lejojnë as zjarrfikësen

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 21:56

    Protestuesit e opozitës, të cilët janë grumbulluar para parlamentit, i kanë vënë flakën një makine që ishte e parkuar në rrugën aty pranë.


    Një mjet privat, i parkuar në rrugën aty pranë, mori flakë tërësisht, për shkak të fishekzjarreve të shumta, të hedhura poshtë saj.

    Ende nuk ka asnjë mjet zjarrfikës, për të shuar flakët e makinës që po digjet, ndërsa protestuesit druhen nga ndonjë shpërthim i mjetit.

    Pak minuta pas shpërthimit të flakëve, një mjet zjarrfikës u afrua te makina që po digjej, por një protestues e sulmoi duke i thyer fenerët ndriçues. /Tch

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!