×
  • Lajme
  • Shqipëria

    PS-ja e Edi Ramës mbledh 47 nënshkrime për shkarkimin e Presidentit Meta

    Reporteri
    03 Maj 2021 | 11:15

    Partia Socialiste që fitoi bindshëm zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, tashmë ka nisur të marrë nënshkrimet e deputetëve për të shkarkuar presidentin Ilir Meta.


    Sipas burimeve të A2, deri tash partia e drejtuar nga Edi Rama ka mbledhur 47 nënshkrime nga deputetët.

    Nisma pritet të depozitohet në orët në vijim në Kuvend dhe një komision hetimor pritet të ngrihet me shpejtësi për të shqyrtuar kërkesën.

    Mazhoranca ka deklaruar më herët se presidenti Ilir Meta do të shkarkohet nga Kuvendi aktual në lidhje me shkeljet e Kushtetutës dhe përfshirjen e tij në fushatë.

    Kjo është hera e dytë që mazhoranca aktuale ndërmerr një nismë për shkarkimin e Ilir Metës, brenda një mandati.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!