×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pse nuk u mblodh dje Komiteti i Ekspertëve, flet Silva Bino për masat e reja

    Reporteri
    02 Mars 2021 | 12:08

    Komiteti Teknik i Ekspertëve paralajmëroi ditën e djeshme se do të mblidhej për të vendosur për ashpërsimin e masave, por kjo nuk ndodhi.


    E kontaktuar nga Abcnews.al, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino u shpreh se mbledhja do të zhvillohet, por presin një thirrje nga kryetarja e këtij komiteti Mira Rakacolli.

    “Do mblidhemi, por duhet të pyesni kryetaren. Presim të na mbledhë kryetarja”, u shpreh Silva Bino.

    Ajo nuk dha detaje për rekomandimin që ajo do të bëjë në mbledhjen e ekspertëve.

    Javën e shkuar komiteti vendosi të lërë të pandryshuara masat kufizuese duke lënë në fuqi orën policore nga ora 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

    Nga skenarët e përfolur deri më tani përjashtohen lirimi i masave për një kohë të pacaktuar.

    Ndërkohë që skenarët e tjerë që janë përfolur janë karantinë për një muaj, mbyllje përgjatë fundjavës ose zgjatja e orës policore nga ora 18:00 deri në orën 06:00. Vendimi për masat e reja pritet të komunikohet nga autoritete shëndetësore në fillim të javës së ardhshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!