×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Publikohen masat për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik

    Reporteri
    02 Korrik 2020 | 22:54

    Policia e Shtetit ka publikuar masat për garantimin e rendit dhe sigurisë përgjatë sezonit turistik. Mësohet se 1,600 punonjës policie janë angazhuar për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë në zonat turistike dhe ato bregdetare.


    Për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike dhe ato bregdetare përgjatë sezonit turistik veror 2020, Drejtoritë Vendore të Policisë, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Kufirit dhe Migracionit, kanë vënë në dispozicion forcat dhe mjetet policore që do angazhohen me shërbim në zonat turistike.

    Janë rreth 1,600 punonjës policie, nga Sektori i Rendit Publik, Sektori për Krimet, Policia Rrugore, Ndërhyrjes së Shpejtë dhe të Kufirit e Migracionit.

    Në dispozicion të këtyre forcave do të jenë 180 mjete, ku përfshihen autovetura, furgonë, motoçikleta, biçikleta dhe mjete lundruese.

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nëpërmjet një telegrami, u ka kërkuar të gjithë strukturave policore angazhim për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, rritjen e parametrave të sigurisë në zonat turistike, në plazhe, parandalimin e aksidenteve rrugore, ndërhyrjen në kohë të shërbimeve të Policisë për të parandaluar ngjarjen të mundshme kriminale apo për të normalizuar trafikun në raste fluksi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!