×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Publikohen pamje të rënda nga momenti kur makina tërheq zvarrë të riun shqiptar

    Reporteri
    26 Tetor 2019 | 23:51

    Kanë dalë pamjet e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë mbrëmje në hyrje të qytetit të Durrësit, ku një drejtues motorri është përplasur fillimisht me autobusin dhe më pas është marrë zvarrë nga një mjet i tipit fuoristradë.


    Pamjet e siguruara nga oranews tregojnë dhe momentin kur i riu merret zvarrë nga makina disa metra nga ku ka ndodhur dhe aksidenti që i ka kushtuar jetën të riut.

    Njoftimi i Policisë:

    Më datë​ 26.10.2019, rreth orëns 20:10, në autostradën Tiranë- Durrës,​ ​ në afërsi të një karburanti, në Shkozet, ​ shtetasi P.T,​ duke ​ drejtuar ​një mjet autobus tip “Skania” ​ është ​ përplasur​ ​ me​ motorin tip “Dajang”, me drejtues shtetasin R. B, 25 vjeç, banues ne lagjen nr 15 Durres i cili ka gjetur vdekjen​.

    Nga kqyrja e kamerave dhe veprimet paraprake rezulton se drejtuesi i motorit si pasojë e përplasjes nga autobusi është përplasur edhe me një mjet tjetër i cili e ka spostuar trupin e viktimës nga vendngjarja.

    Ndërsa motorri është gjetur në vendngjarje poshtë autobusit. Punohet​ për ​ sqarimin e rrethaneve të ngjarjes .

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!