×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pushimet verore, kjo është zgjedhja e shqiptarëve

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 18:22

    Shqiptarët do t’i kalojnë pushimet verore në atdhe. Edhe pse vitet e fundit vihet re një trend në rritje i pushimit në resorte turistike jashtë vendit, sërish pjesa më e madhe shprehen se do të zgjedhin rivierën si destinacionin e tyre të pushimeve.


    Por të shumtë janë ata që nuk kanë mundësi të bëjnë pushime për shkak të punës dhe pamundësive ekonomike.

    Sipas Barometrit të Ballkanit mbi 65% e familjeve shqiptare nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar qoftë një javë pushime.

    Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, gjatë muajve të verës regjistrohen rreth 1.5 milionë dalje jashtë vendit të shtetasve shqiptarë, raporton A2.

    Destinacione kryesore janë Greqia, Italia dhe Turqia, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve dhe paketave turistike që ato ofrojnë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!