×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Qëllohet me 20 plumba në drejtim të biznesmenit në Sarandë, plagoset edhe pushuesi

    Reporteri
    20 Qershor 2021 | 8:41

    Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen në Sarandë, ku persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar me armë zjarri një biznesmen, i cili për pasojë mbeti i plagosur. I plagosur fatkeqësisht mbeti dhe një kalimtar i rastit, një turist shqiptaro-amerikan, shtetasi me inicialet M. J., 33 vjeç.


    Ngjarja ndodhi në afërsi të një lokali, në rrugën Turizëm-Kanali Cukës në qytetin bregdetar.

    Express ka mësuar identitetin e biznesmenit të plagosur, Spiro Iljadhi, banues në Sarandë, i cili duket se ka qenë edhe shënjetra e sulmit. Po ashtu mësohet se autorët kanë qëlluar me gati 20 plumba me breshëri automatiku në drejtim të Iljadhit, 35 vjeç, i cili ka marrë plagë në barkë, ndërsa kalimtari në fundshpinë. Nga plumbat është dëmtuar dhe një automjet tip “Rang Rover”.

    Fill pas ngjarjes të plagosurit u transportuan me urgjencë në spitalin e Sarandës, ndërsa biznesmeni u transportua me helikopter drejt Tiranës për ndihmë të specializuar. Pollicia aktualisht po heton në lidhje me ngjarjen, ndërkohë është bllokuar aksi dhe po mblidhen provat materiale. Po ashtu policia po këqyr dhe kamerat e sigurisë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!