×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Qëllohet me dy plumba 16 vjeçari shqiptar, e lënë të gjakosur te dera e spitalit

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 13:34

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një adoleshent shqiptar është qëlluar me dy plumba. Shqiptari është lënë i gjakosur tek dera e spitalit, nga një makinë që është larguar me shpejtësi.


    Sipas raportimit të medieve italiane, gjithçka ka nisur mbrëmjen e djeshme, kur një 16 vjeçar shqiptar, është qëlluar më së paku dy plumba.

    Më pas, ai është transportuar nga një makinë, është hedhur te dera e spitalit Gemelli në Romë dhe është lënë aty i gjakosur e pa ndjenja.

    Gjate natës, i riu i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, pasi ishte në rrezik për jetën, por pas ndërhyrjes, mjekët premtojnë për gjendje të qëndrueshme dhe që pritet të përmirësohet në ditët në vazhdim.

    Policia ka nisur hetimet, lidhur me këtë ngjarje, por pritet dëshmia e të riut për të zbardhur ngjarjen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!