×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama e krahason Metën me talebanët: Kush është ky që kundërshton Ardian Dvoranin?

    Reporteri
    15 Nëntor 2019 | 11:58

    Kryeministri Rama nuk i ka kursyer sulmet ndaj Presidentit, duke u shprehur se Ilir Meta është vetëshpallur si interpretuesi i vetëm i Kushtetutës së Shqipërisë, njëlloj si talebanët që thonë se janë ata interpretuesit e vërtetë të Librit të Shenjtë.


    Nga seanca e jashtëzakonshme parlamentare, ku kaloi projekt- rezoluta kundër dekretit të Metës, kryeministri u shpreh se përtej debatit teknik, Presidenti, parlamenti apo qeveria nuk kanë asnjë tagër për të kundërshtuar vendimet që vijnë nga gjyqësori. Rama u shpreh se Meta nuk është askush që të vejë në diskutim apo të interpretojë vendimet që sjell Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

    Edi Rama: Kush jemi ne apo ky, Presidenti, që të bëjmë komente mbi vendimet që sjell një organ i pavarur i gjyqësorit, siç është konkretisht Këshilli i Emërimeve në Drejtësi?

    Ky njeri ka marrë përsipër të jetë interpretuesi i vetëm e fuqiplotë i Kushtetutës, njëlloj si ata talebanët që e quajnë veten të vetmit që mund të interpretojnë librin e shenjtë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!