×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama e pranon se nuk është konsultuar me Bashkimin Evropian për legalizimin e kanabisit

    Reporteri
    12 Maj 2020 | 15:30

    Gjatë një komunikimi live në Facebook me gazetarë të ndryshëm, kryeministri Edi Rama ka diskutuar edhe rreth çështjes aktuale në vend ku po konsultohet për legalizimin e kanabisit në vend.


    Sipas Ramës ai nuk është konsultuar me delegacionin e BE për këtë projekt ligj, por me ekspertë të fushës.

    “Soreca ka thënë të vërtetën. Nuk jemi konsultuar me delegacionin e BE  për atë pjesë. As unë nuk e thashë, në shtëpinë e Europës, thjesht u jam përgjigjur pyetjeve. nuk ka asnjë konsultim të bërë me delegacionin e BE lidhur me projektin e legalizimit.

    Konsultimet i kemi bërë me ekspertë për futjen në jetën ekonomike të përpunimit të kanabisit mjekësor. “ tha Rama.

    Pyetje: Si e vlerësoni deklaratën e delegacionit të BE se nuk ka marrë pjesë procesit legalizimin e hashashit? Distancim apo dështim i nismës tuaj?

    Rama: Ka thënë të vërtetën, nuk kemi negociuar me delegacionin evropian. Nuk e tha kush këtë. Unë thjeshtë ju përgjigja një pyetjeve nga gazetarët. Nuk kam asnjë vlerësim të posaçëm se nuk ka as vlerësim.

    Vlerësimit dhe konsultimet do i bëjmë me disa vende ku ka pasur eksperienca të futjes në jetën ekonomike të përpunimit të kanabis mjekësor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!