×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama e quan Bashën kukull, Berishën gogol

    Reporteri
    26 Shkurt 2021 | 15:32

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u pyet se çfarë mendon për palën kundërshtare dhe nëse e meritojnë mandatin e ardhshëm.


    Edi Rama e krahasoi kreun e PD-së me një kukull dhe tha se është në duar e gogolit ( Sali Berishës. Për PD-në ai tha se nuk ka ndryshuar, pasi mbetet e njëjta familje politike. Sipas kryeministrit, PD i ka pasur më parë në duar të gjitha mjetet dhe nuk ka bërë asgjë, duke përmendur edhe premtimin e Bashës kur ishte në krye të Bashkisë së do të vendosej tramvaji Tiranë-Kamëz.

    “Ata që sot pretendojnë se do të bëjnë punët që ne nuk i kemi bërë mirë, apo do t’i përfundojnë ata. Ata janë ata që i kishin në dorë t’i bënin dhe i bënë si mos më keq. Më shumë se sa studimi në perëndim, lideri i ri në thonjza ka në biografinë re tij tramvajin e Tiranës. Tramvajin Tiranë-Kamëz. Nga ana tjetër ajo është e njëjta, jo vetëm shtëpi, po e njëjta familje politike. Madje pjesa që e përfaqësonte atë në një formë tradicionale është eliminuar. Ai ishte gogoli i shtëpisë, ndërsa ky është kukulla. Fatkeqësisht ai gogol nuk ka ikur. Jo vetëm që gogoli nuk është larguar nga shtëpia, po ka në dorë edhe kukullën. Jo vetëm gogoli nuk ka ikur nga shtëpia, po te dera ka ardhur edhe mama dhia. Është një kukull në duart e gogolit që është ai që dihet dhe duke pasur edhe mama dhinë tek dera bëhet e qartë nuk bëhet fjalë për të zgjedhur një alternativë, bëhet fjalë për t’u kthyer mbrapa dhe për t’i kaluar punët e Shqipërisë në duart e një katërshe që i ka pasur të gjitha dhe nuk ka bërë asgjë”, tha Rama në intervistën për ERTV nga Berati.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!