×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama ftesë Bashës, Kryemadhi: S’kam parë burrë që i lutet një burri 12 herë

    Reporteri
    17 Prill 2021 | 14:21

    Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka komentuar ftesën për bashkëpunim të kryeministrit Edi Rama ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.


    Nga Vlora, Kryemadhi tha se Rama tashmë ka “mbaruar”, ndërsa shtoi me ironi se nuk ka parë burrë që i lutet 12 herë një burri.

    Për objektivin e LSI në qarkun e Vlorës, Kryemadhi tha se ata do të marrin 3 mandate në Vlorë dhe një në Sarandë.

    “Unë nuk kam pa burrë që i lutet një burri për 24 orë, 12 herë. është i mbaruar. Pritshmëritë e mia në Vlorë, 3 Vlora, 1 Saranda, 4”, u shpreh Kryemadhi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!