×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama i drejtohet grevist;ve në Ballsh: Ka vetëm një rrugë, mbyllni grevën

    Reporteri
    28 Tetor 2020 | 10:48

    Kryeministri Rama i është drejtuar sot grevisteve në Ballsh të cilat vijojnë prej 14 ditësh grevën e urisë për pagat e prapambetura.


    Grevistet kanë bërë të qartë që nuk dalin nga greva pa marrë lekët e tyre. Megjithatë, kryeministri Rama e cilëson qëndrimin e tyre si presion dhe ultimatum.

    Në një postim në Twitter, Rama shkruan se ato duhet të mbyllin grevën që ai të ulet me to.

    “Të dashura greviste të Ballshit, është e drejta juaj të mos dilni nga greva, por është e pamundur të ulemi bashkë me presione e ultimatume! Jam gati të vij tek ju sapo të mbyllni grevën e të flasim si do mundemi t’ju ndihmojmë për këtë hall që nuk e ka krijuar qeveria.

    Ne po punojmë për të gjetur investitorë seriozë që të rindezin rafinerinë edhe pse greva juaj nuk ndihmon as për këtë! Ndërsa për ndihmën e mundshme shtetërore ndërkohë, meqë ju s’pranoni as të dilni në asistencë, ka vetëm një rrugë: Mbyllni grevën dhe ulemi qajmë hallin!”, shkruan Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!