×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama i kujton dy kushtet e Majkos: Në fillim ishte kundër meje, por ia plotësova të dyja

    Reporteri
    20 Prill 2021 | 12:30

    Në njësinë numër 5 të Tiranës, PS ka si përfaqësues të saj, Pandeli Majko, i cili është i 19 në listën e kandidatëve të Tiranës.


    Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij ka kujtuar kohët e përplasjes me Pandeli Majkon, kur kandidoi për kryetar të Partisë Socialiste dhe ministri për sekretar i Përgjithshëm i PS-së.

    “Kurse Grida tha ky është kushëriri i Edi Ramës, e pashë atë kushërin e kishte mjekrrën deri këtu. Por jo, unë kushëri kam Pandin. Ti më ke kushëri mua? Jo se ti i do qose. Pandi e kisha kundërshtuar kur kandidova unë për kryetar partie. Ky nuk më donte mua. U takuam te selia e PS-së dhe i thashë s’ke ça bën i thashë se nganjëherë të martojnë me zori, duhet të bashkëpunojmë. Jam gati me bashkëpunimin më tha, por më parë ik në shtëpi hiqi çorapet e kuqe dhe më pas martohu, ia plotësoja të dyja, s’kisha ça t’i bëja”, tha Rama në fjalën e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!