×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama i prerë: Nuk do të votojnë ata që janë të infektuar

    Reporteri
    02 Mars 2021 | 14:38

    Teksa na ndajnë më pak se dy muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, ende nuk është gjetur një mënyrë se si do të votojnë personat e infektuar me koronavirus.


    Në daljen e sotme, kryeministri Ramaka konfirmuar se të infektuarit me COVID nuk do të votojnë më 25 prill. Kështu është shprehur edhe kryeministri Edi Rama, pas deklaratës së Ilirjan Celibashit.

    “Do bëjmë të njëjtën gjë që kanë bërë vendet e tjera për ata të cilët janë të testuar pozitiv dhe nuk janë negativizuar duhet të qëndrojnë në shtëpi.

    E kemi parë këtë, është i vërtetë shqetësimi dhe kjo është gjëja që kanë bërë vendet e tjera. janë të parët njerëzit që duhet të marrin përgjegjësinë për këtë.

    Nuk ka pasur për fat të mirë të dhëna shqetësuese post-elektorale në aspektin e influencës së shëndetit. Nuk ka pasur rritje të numrit të infektimeve. Këtë e kemi parë me shumë kujdes”, tha Rama.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!