×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama i prerë për përgjimet: Do u kërkoj gjykatave gjermane të zbardhin të vërtetën

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 13:37

    Kryeministri Edi Rama  u shpreh i vendosur se do të vijojë betejën ligjore me gazetarin  e gazetës “Bild”, Peter Tiede, i cili publikoi materiale dhe një bisedë telefonike të shefit të qeverisë për zgjedhjet lokale në Dibër.  Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama sulmoi opoiztën, ish-kryeministrin dhe Presidentin e vendit, Ilir Meta.


    Shefi i qeverisë u ndal edhe tel letra e presidentit Meta, përmes së cilës i kërkonte informacion për situatën dhe gjendjen e burgjeve. Sipas Ramës, Ilir Meta zgjidhi t’i drejtohej një adresa të gabuar.

    “Duhet të jemi të vetëpërmbajtur. Mbase plani është për të bërë një 2 prill sot pasdite. Historia ka treguar se asgjë nuk ka ndryshuar në qasje dhe në metodë, në atë që konsiderohet si lideri suprem i PD dhe fatkeqësisht dhe ky është edhe rezultati i përfshirjes skandaloze të atij që sot është në zyrën e presidentit, por sot e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë zyrë, sepse po i hedh benzinë zjarrit.Nëse presidenti do të ishte i shqetësuar për situatën në burgje, ai e ka dërguar letrën në adresën e gabuar pavarësisht se ai ndihet si komandanti suprem.

    Tani më farsa është në sy të të gjithëve, ajo që është për t’u përsëritur edhe se Policia e Shtetit është vendosur në një trysni të jashtëzakonshme dhe meriton respektin dhe angazhimin për të qenë të vetëpërmbajtur. 30 qershori është një datë që vjen shumë shpejt, ndërkohë drejtësia do të bëhet në vijim dhe do të duhej të përgjigjesh. Këta kryebashkiakë, të cilët e dinë shumë mirë se nuk i ka nxjerrë kjo qeveri, por lidershipi i tyre. Përgjimet dalin për koka me një zbrazëti të konsiderueshme. Çdo bisedë edhe ajo më e zakonshme tingëllon ndryshe kur del nga konteksti. Ata përgjime po e luajnë rolin për atë që janë bërë. Jemi në kushte kur është vendosur antena mbi të gjithë shtabin e PS dhe jo mbi palën tjetër, por rëndësi ka që pse nuk u hetua, pse nuk doli një urdhër i vetëm për të kapur në flagrancë dhe përfunduan në PD. Pse dolën tani dhe pse dolën në Gjermani dhe si shpjegohet kjo. Çdo shqiptar që di të lexoje është një sallatë fjalësh. Brenda katër javësh, do t’u kërkojë gjykatave gjermane të zbardhin  të vërtetën për gjithçka që është thënë për mua”-tha Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!