×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama: Ilir, je thjesht komandant i LSI, nuk komandon asgjë dhe askënd

    Reporteri
    19 Tetor 2020 | 15:24

    Kryeministri Rama ka reaguar pas komunikimit të Ilir Metës me gazetarët, këtë të hënë, aty ku presidenti u shpreh se do të bëjë çdo gjë për mbrojtjen e marrëveshjes së 25 prillit.


    Ai theksoi se kërkohet sa më parë referendum, pasi në të kundërt kjo marrëveshje do të kthehet në referendum.

    Ndërkohë, Rama shkruan se presidenti në kohë paqe nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar.

    “Ilir ti je thjesht Komandant i LSI sepse Shqipëria nuk është në luftë dhe në kohë paqe Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit të Republikës, i cili sipas Kushtetutës nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin, degradimin!”, shkruan Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!