×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama jep lajmin për Valbonën: U shkund pluhuri, Tropojën e kanë shfrytëzuar veç për vota e luftëra

    Reporteri
    27 Shtator 2020 | 9:29

    Qendra e re turistike e Valbonës ka hapur dyert për turistët. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjetet sociale.


    Rama shkruan se kjo qendër është pjesë e programit të qendrave mikpritëse të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

    Ai ironizon duke thënë se në këto 7 vite janë shkundur pluhurat e harresës të atyre që e kanë shfrytëzuar Tropojën vetëm për vota e luftëra absurde politike.

    “Mirëmëngjes dhe me Qendrën e Re Turistike të Valbonës, pjesë e programit të qendrave mikpritëse të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, e cila ka hapur dyert për turistët që të shijojnë mrekullitë e Tropojës së bukur, ku në këto 7 vjet kemi shkundur pluhurin e harresës së turpshme të atyre që Tropojën e kanë shfrytëzuar veç për vota e luftra absurde politike, ju uroj një të dielë të qetë”, shkruan Rama./mv. abcnews.al

    https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158184052026523

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!