Rama konferencë me Varhelyi: Zëri i arsyes në KE për të mos e lënë jashtë Ballkanin nga shpërndarja e vaksinave

Kreu i qeverisë Edi Rama është duke mbajtur nga Rinasi një konferencë të përbashkët me Komisionerin për Zgjerim Oliver Varhelyi.


Ndërkohë gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se komisioneri Varhelyi ka qenë në këtë kohë pandemie, zëri i arsyes në KE që Ballkani Perëndimor të mos mbetej jashtë skemës së shpërndarjes së vaksinave.

Gjithashtu Rama solli në vëmendje se falë komisionerit për Zgjerim, KE u kthye në një motor solidariteti për planet e rimëkëmbjes dhe për vaksinimin e vendeve Evropiane.

“Sapo Përfunduam një takim miqësor. Edhe një herë komisioneri ka provuar përkushtimin dhe mbështetjen për vendin tonë por edhe për rajonin duke qenë zëri i arsyes në KE për të mos e lënë jashtë Ballkanin Perëndimor nga skema e shpërndarjes së vaksinave. Ka arritur ta materializojë një punë të tijën disa mujore dhe me mbështetjen e presidentes Ursula von der Leyen duke përcaktuar 651,000 doza të vaksinës Pfizer të shpërndara për vendet e rajonit. Dua t’i shpreh mirënjohjen dhe dua ta falënderoj edhe publikisht për këtë kontribut të jashtëzakonshëm në këtë kohë të jashtëzakonshme dhe nga ana tjetër dua të nënvizoj faktin se falë komisionerit në radhë të parë, KE u rikthye si motor i solidaritetit, jo vetëm për planet e rimëkëmbjes por edhe për vaksinimin e vendeve evropiane përfshirë në këtë rast edhe 6 vendet e rajonit tonë.