×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama lëshon studion pas pyetjes: Pse bëhen tendera ku një kapele polici kushton 383 euro ?

    Reporteri
    19 Prill 2021 | 23:47

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka braktisur njërën nga studio televizive gjatë një interviste me gazetarin Ilir Babaramo.


    Rama hoqi mikrofonat dhe u largua nga studio pas përleshjeve herë pas here me drejtuesin e emisionit.

    “Këtu mbyllet intervista. Jo, ne nuk kthehemi asgjëkundi. Herë tjetër, kur fton kryeministrin, fol me kryeministrin. Unë jam i gatshëm të vij prapë, por këtu mbyllet intervista. Unë nuk mundem më të vazhdoj”, i tha Rama Babaramos në Report TV.

    Ndërprerja erdhi pas 60 minutash pyetje rreth tematikave më të nxehta të aktualitetit politik kur mungojnë vetëm 6 ditë nga zgjedhjet.

    Kryeministri foli edhe se nga ndryshon Aeroporti i Kukësit sot nga situata se si ka qenë në të kaluarën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!