×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Lufta kundër Coronavirusit, mësimi që një vend i vogël si Shqipëria i dha Europës

    Reporteri
    29 Mars 2020 | 17:54

    Lufta kundër coronavirusit nuk njeh kombësi dhe ne nuk mund t’i lemë vend egoizmit. Kryeministri shqiptar Edi Rama, me anë të një gjesti të vogël, por mjaft domethënës, i mësoi liderëve europianë se çfarë do të thotë të jesh pjesë e Europës.


    Shqipëria ka dërguar një skuadër prej 30 mjekësh dhe infermierësh në ndihmë të luftës kundër coronavirusit në Itali.

    Një ekip i vogël sigurisht, por aspak i pritur nga një shtet që akoma po vuan nga shumë vëshirësi, duke nisur që nga rindërtimi i vendit pas tërmetit shkatërrues së nëntorit 2019.

    Këtë e di mirë edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, që shpjegoi me një italishte të cilën do t’ia kishin zili anëtarë të ndryshëm të klasës sonë qeverisëse vendore se veprimi kështu ishte detyrim:

    “Ne nuk jemi pa kujtesë – tha ai – nuk mundemi që të mos i tregojmë Italisë se Shqipëria dhe shqiptarët nuk braktisin kurrë një mik në nevojë. Sot jemi të gjithë italianë, dhe Italia duhet të fitojë dhe do ta fitojë këtë luftë edhe për ne, për Evropën dhe për gjithë botën”.

    Pikërisht ajo Europë që ende nuk po gjen zgjidhje se si, sa dhe kur do të dërgojë masat e nevojshme për të ndihmuar anëtaret e veta që po vuajnë nga pandemia, përveçse të kontribuojë, nëse do të ketë sadopak sedër, ndaj bujarisë shqiptare.

    Një gjest pro-europian nga dikush që shpreson të jetë pjesë e Bashkimit Europian, por me një frymë që shumë vende, sidomos ato të veriut duket se e kanë harruar:

    “Është e vërtetë se të gjithë jemi të izoluar në kufijtë tanë, dhe shumë shtete të pasura i kanë kthyer kurrizin të tjerëve. Por mbase ngaqë nuk jemi të pasur dhe nuk na mungon as kujtesa, nuk mund të mos i tregojmë Italisë se Shqipëria dhe shqiptarët nuk do ta braktisnin kurrë”. /open.online/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!