×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama merr mbështetjen e socialdemokratëve gjermanë për negociatat

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 11:49

    Gjatë qëndrimit në Gjermani ku mori pjesë në Samitin e Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e Partisë Socialdemokrate Andrea Nahles.


    Gjatë diskutimeve me zonjën Nahles, Rama e njohu politikanen gjermane me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe pritshmërinë për një përgjigje pozitive nga vendet anëtare të BE për hapjen e negociatave.

    Siç bën me dije zyra për shtyp e Kryeministrisë, Nahles e Ramën për mbështetjen e pakushtëzuar të grupit socialdemokrat për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

    Liderja e partisë Socialdemokrate, njëkohësisht dhe kryetare e grupit parlamentar, përgëzoi kryeministrin shqiptar për reformat e ndërmarra dhe u shpreh besimplotë për një vendim pozitiv në qershor.

    Të martën kryeministri Edi Rama mori pjesë në punimet e Samitit të Berlinit, ndërkohë që pati dhe një takim kokë më kokë me kancelaren Merkel.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!