×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama-naftëtarëve: Keqardhje për refuzimin për të ndërprerë grevën

    Reporteri
    21 Tetor 2020 | 20:08

    Pasi naftëtarët e Ballshit refuzuan kërkesën e kryeministrit Rama që të dalin nga greva për tu ulur në dialog, ka ardhur edhe reagimi i kreut të qeverisë.


    Në një postim në Twitter, Rama ka ripërsëritur kushtin për bashkëbisedim me naftëtarët dhe shton se është ide e gabuar që t’i faturosh qeverisë kusuret e një kompanie private.

    “Keqardhje për refuzimin për të ndërprerë grevën në Ballsh, sepse pa u ndalur greva nuk do të nisë dot asnjë bashkëbisedim! Ideja se duke u futur në grevë mund t’i faturosh qeverisë kusuret e një kompanie private është shumë e gabuar. Me t’u ndalur greva ulemi bisedojmë vëllazërisht”, shkruan Rama.

    Kryeministri Rama ditën e sotme i ka bërë thirrje grave naftëtare në Ballsh që të ndalojnë grevën e urisë. Pas deklaratës së kryeministrit kanë reaguar naftëtarët. Ata janë shprehur se nga kryeministri kërkojnë zgjidhje konkrete për çështjen e pagave dhe jo postime në “Twitter”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!