×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama në Athinë: Jam kryeministri më i mirë mes piktorëve! Bush u përpoq, por s’ia doli

    Reporteri
    14 Korrik 2021 | 17:46

    Kryeministri Edi Rama, i ftuar në edicionin e 23-të të “Symi Symposium” në Athinë, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri grek, George Papandreou, nuk hezitoi të bënte batuta lidhur me karrierën e tij si piktor.


    Kur u pyet sesi arriti të bëhej nga piktor në kryeministër, ai u shpreh pa modesti se është kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë mes kryeministrave.

    “Së pari, faleminderit që më dhe mundësinë që të përmendem për atë që jam më i miri në botë, kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë mes kryeministrave. Këtu jam i pashoq. George Bush u përpoq, por nuk ia doli dot sfidës, kështu që deri më tani nuk ka askush që më sfidon këtu, se në Ballkan kemi nevojë të themi që jemi më të mirët në botë për diçka.”

    Lidhur me Shengenin Rajonal, ai foli për përpjekjet dhe vullnetin për ta bërë rajonin e Ballkanit Perëndimor të ngjashëm me BE-në sa i përket katër lirive të lëvizjes.

    “Humbën disa vjet pasi Vuçiç donte lëvizjen e lirë të mallrave, të kapitalit, por jo të njerëzve sepse po të binte dakord me këtë nënkuptonte që kufiri mes Kosovës e Shqipërisë do ishte formal. Ai ndërkohë e hodhi hapin më tej që është shumë e rëndësishme sepse i thashë që në qoftë se nuk e pranon për të katërta liritë, po bëjmë atë që kemi bërë përgjatë historisë, karikatura e origjinalit. Më në fund u ra dakord dhe kjo praktikisht hap një horizont të jashtëzakonshëm mundësish. Kosova dhe Bosnja nuk duan, pse, si mund të mos duash një gjë që të bën të lirë. Ajo për të cilën kemi rënë dakord me Zoran dhe Aleksandrin është që largqoftë kjo nuk është si BE-ja, nuk kemi pse të bëjmë këtë gjënë e konsensusit, si në rastin e Bullgarisë, jo nuk e bëjmë këtë gjë se kemi ca gjëra të 1900 për të zgjidhur. Autostradat mund të mos sjellin demokracinë, por demokracia pa autostrada është një rrëmujë që shkon për dreq”, tha Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!