×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama: Në këtë mandat qeverisës do të lobojmë për njohjen e Kosovës

    Reporteri
    15 Shtator 2021 | 17:41

    Në fushën e politikës së jashtme qeveria “Rama 3” synon forcimin e perceptimit të besueshmërisë së politikës së Jashtme të Shqipërisë si dhe forcimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.


    Në listët e prioriteteve kryesojnë mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare për integrimin në BE dhe dërgimin përpara të nismës “Ballkani i Hapur”, duke zbatuar marrëveshjet e arritura më 29 korrik nga Rama-Vuçiç-Zaev dhe mundësinë e bashkëpunimit me Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjen.

    Qeveria thekson se do të angazhohen për bashkëpunimin rajonal “Ballkani i Hapur” dhe paketës së ndërlidhjes dhe investimeve të Procesit të Berlinit.

    Ajo zotohet për lobim për njohjen e Kosovës nga të gjitha vendet e botës dhe pranimin e saj si një vend me të drejta të plota në OKB. Ndërkohë në tryezën e përvitshme të qeverive Kosovë-Shqipëri pritet të përfshihen edhe pakicat shqiptare në të gjithë rajonin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!