×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama: Në Thumanë të ngrihet një qytezë, banorët të japin pronën për ndërtimin e pallateve

    Reporteri
    09 Dhjetor 2019 | 19:46

    Në vijim të diskutimit për planin e rindërtimit të banesave të dëmtuara, kryeministri Rama ka propozuar që në Thumanë, e cila është një potencial i madh për të krijuar një kontekst të ri urban, të ndërtohet një qytezë e vogël.


    Ai u bëri thirrje banorëve që kanë një parcelë individuale që ta japin atë për ndërtimin e një godine publikë ku sigurisht edhe ata do të kenë banesën e tyre, sipas tij shumë herë më të mirë se çe kishin.

    “Thumana është një rast që ka një tipologji të veçantë pasi krijon post katastrofa, një potencial jo vetëm për të krijuar një kontekst të ri urban për sa i përket pallateve por edhe shtëpive individuale. Aty ka banesa individuale të dëmtuara si edhe pallate dhe godina që duhen ringritur. Me shumë këaqësi ne do ta ndajmë bashkarishtë këtë barrë por unë do të kërkoja që të fillojmë më banesa të tjera individuale ndërkohë që bëjmë planin dhe pas planit t’ju japim atyre një mundëesi historike që ata të cilët kanë banesa individuale në parcelat e tyre, të pranojnë një riregullim urban. Pra banesa që kanë t’ju bëhet shumë më e mirë se ato që kanë. Të ndërtohët një qytezë e vogël, tamam siç duhet e mbledhur”- është shprehur Rama.

    Ai u kërkoi anëtarëve që ishin pjesëmarrës në mbledhje që të komunikonin me banorët, pasi duhet shumë punë për t’i bindur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!