×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama premton rritje pagash me 40 % për stafin mjekësor

    Reporteri
    21 Shtator 2020 | 15:11

    Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në maternitetin e ri të Beratit, shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.


    Gjatë një bashkëbisedimi me stafin mjekësor, Rama foli për rritjen e pagave, ndërsa theksoi se do të bëhet një ndërhyrje me synimin që pagat të kenë një rritje të konsiderueshme, rreth 40%.

    Kryeministri gjithashtu zbuloi se kjo rritje do të kombinohet bashkë me pagat e mësuesve.

    “Për pagat e mjekëve, infermierëve, personelit mjekësor do të bëjmë një ndërhyrje të fortë dhe do të jetë një rritje e konsiderueshme.

    Nuk dua të flas me shifra finale, por besoj se do të arrijmë rreth 40%. Duam ta bëjmë të kombinuar bashkë me pagat e mësuesve dhe të plotësojmë një zotim, se do të kemi një rritje 40% në këtë katër vjeçar që po mbyllim”, tha Rama. /abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!